Një kamerë e fshehtë e realizuar nga aktorët e formatit televiziv “Andale” ka shkaktuar një ngjarje të papritur dhe të tensionuar me ish-banorin e ‘Big Brother VIP Albania 4’, Zebërvokin (emri i vërtetë Marius Dervishi). Gjatë realizimit të këtij eksperimenti social, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit Gjesti, kanë shkuar tek Zebërvoki gjatë kohës që ai po konsumonte kafen në një lokal.
https://www.instagram.com/reel/DG_kVpdMOTb/?igsh=dWxqaHlweGQ0Y2ls
Gjithçka ka degjeneruar shpejt në një përleshje fizike, ku gjatë ngjarjes, Zebërvoki ka nxjerrë një armë, duke u drejtuar drejt aktorëve. Ata, megjithatë, janë munduar të qetësojnë situatën duke treguar se bëhej fjalë për një kamerë të fshehtë. Por, pavarësisht këtij shpjegimi, përplasjet fizike mes Zebërvokit dhe aktorëve të “Andale” kanë vazhduar, duke tensionuar më tej situatën.
Zebërvoki, i cili është një punonjës i Policisë së Shtetit dhe gjithashtu aktor dhe autor i disa filmave, u përfshi në këtë incident, i cili ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke shkaktuar shumë reagime.