Koncerti i këngëtares Elvana Gjata ishte elektrizues në ‘Air Albania’, ndërsa veç performancës kishte edhe të papritura nga publiku.
Duke falënderuar fansat e saj që kanë bërë pjesë të ditës së tyre më të veçantë baladën e saj më të re të dashurisë ‘Si na’, pikërisht në këtë moment, nga radhët e publikut një i ri i propozoi të dashurës së tij për martesë.
Në mes të mijëra njerëzve, padyshim që përgjigja e partneres së tij ishte ‘Po’! Pas këtij momenti emocionues, këngëtarja Elvana Gjata performoi këngën ‘Si na’.