16.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Video/ Policia dhe DRSHTRR kontrolle të imtësishme në Korçë, ndëshkohen dhjetëra shoferë

Policia e Korçës dhe Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transpotit Rrugor kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme nëpër rrugët e qytetit për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët qarkullojnë me xhama të errësuar, në kundërshtim me ligjin.

Në total 40 drejtues të cilët janë ndëshkuar si më poshtë:

• 20 drejtues mjetesh, me masë administrative në vlerën 15.000 lekë, për xhama të errësuar të mjeteve të tyre.

• 4 drejtues mjetesh të cilët nuk posedonin certifikatën për errësimin e xhamave.

• 16 drejtues të tjerë, të cilët posedonin certifikatën, por kishin xhamat e mjetit me përqindje më të lartë errësimi sesa certifikata e lëshuar.

Njoftimi i Plotë:

Qarku Korçë

➡️ Plan i përbashkët veprimi midis Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transpotit Rrugor Korçë, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët qarkullojnë me xhama të errësuar, në kundërshtim me ligjin.

✅ Kontrollet e përbashkëta, janë ushtruar në akset rrugore urbane të qytetit të Korçës e Pogradecit dhe në akset rrugore interurbane të qarkut, nga shërbimet e policisë rrugore dhe specialistët e kontrollit fizik të automjeteve nga DRSHTRR, për të kryer verifikim mbi certifikatat e errësimit të xhamave dhe duke përdorur aparatin përkatës të përcaktimit të nivelit të errësimit të tyre.

🔺Në këtë kuadër gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Korçës, janë evidentuar në shkelje të ligjit 8378, datë 22.07.1998, neni 72.9.12 ; VKM nr. 153, datë 07.04.2020 dhe udhëzimit nr. 5, datë 07.10.2019, “Për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe homologuara nga prodhuesi për përdorimin e tyre në autovetura” të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në total 40 drejtues të cilët janë ndëshkuar si më poshtë:

• 20 drejtues mjetesh, me masë administrative në vlerën 15.000 lekë, për xhama të errësuar të mjeteve të tyre.

• 4 drejtues mjetesh të cilët nuk posedonin certifikatën për errësimin e xhamave.

• 16 drejtues të tjerë, të cilët posedonin certifikatën, por kishin xhamat e mjetit me përqindje më të lartë errësimi sesa certifikata e lëshuar.

Këto kontrolle do të vijojnë të kryhen edhe në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...