10.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Video/ Shkodër: Dy vëllezër arrestohen për djegien e makinave të Agjentit të Krimeve, porositësi në kërkim

Në Shkodër, dy vëllezër, Elvis Serraj dhe Klevis Serraj, janë arrestuar pasi akuzohen për djegien e makinave të përdorura nga agjenti i krimeve Ergys Lohja. Incidenti ndodhi më 30 tetor në lagjen “Kongresi i Përmetit,” ku makinat e Sabaudin Hoxhës, vjehërrit të Lohjas, u shkrumbuan nga flakët. Policia ka shpallur në kërkim Gjekson Pusin, person me precedentë penal, i dyshuar si porositësi i djegies.

Gjekson Pusi ka një histori kriminale, përfshirë arrestimin e tij më 30 qershor 2020 si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa, ku dyshohet se shërbeu si shofer për Viktor Markun, autorin e atentatit ndaj Billës pranë një qendre tregtare në Tiranë.

Falë kamerave të sigurisë, policia ka kapur momentin kur dy vëllezërit hynë në oborr, vendosën një shishe benzine para makinave dhe i vunë zjarrin. Në kuadër të operacionit “Porositësi”, policia informoi se gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarve, sekuestruan veshjet, biçikletën e përdorur gjatë aktit, një armë zjarri automatik, një sasi kanabisi dhe 18 aparate celularë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...