7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Video/Shqipëria dhe Ukraina, në mbrojtje të integritetit territorial dhe pavarësisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në deklaratën e përbashkët për media me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, pas zhvillimit të takimit dypalësh, shprehu vendosmërinë e vazhdueshme të Shqipërisë për rivendosjen e integritetit territorial, sovranitetit, pavarësisë dhe lirisë së Ukrainës. Ministri Hasani përsëriti sërish mbështetjen për sovranitetin, lirinë, pavarësinë, dhe tërësinë territoriale të Ukrainës, duke dënuar me forcë agresionin rus ndaj saj.

Në bashkëpunim me aktorë dhe vende të tjera, Shqipëria ka marrë angazhimin për realizimin e planit me 10 pika të presidentit Zelensky, duke synuar të sjellë fundin e luftës dhe të arriturjen e një paqeje të qëndrueshme.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e konsideroi Shqipërinë si një vend mik dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Ukrainës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ministri Kuleba vlerësoi veçanërisht angazhimin humanitar të Shqipërisë në ndihmën për fëmijët ukrainas të prekur nga konflikti.

Dy ministrat konfirmuan vullnetin e tyre për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përhapjen e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve, si dhe për hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Kiev brenda këtij viti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...