11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Video/ Shqiptari filmoi gruan, vajzën dhe italianin pak pas krimit

45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, i cili ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një shtetas italian që dyshohet se kishte lidhje intime me gruan e tij, ka rrëfyer se Teftës nuk i ka marrë jetën në mënyrë që ajo të vuante.

“Nuk po të vras ​​se duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që më ke shkaktuar”, mësohet të ketë deklaruar shqiptari, i cili kishte si synim që të vriste dhe djalin 5-vjeçar. Fillimisht u mendua se 16-vjeçarja kishte mbrojtur nënën me trupin e saj.

Nëna është e palëvizshme

Gjendja shëndetësore e Teftës, 39-vjeçares shqiptare, e cila në natën mes të shtunës dhe të dielës së kaluar u qëllua me thikë nga Taulant Malaj është e qëndrueshme. Gruaja është në një prognozë të rezervuar por jeta e saj nuk është në rrezik: ajo është plagosur me gjashtë plagë me thikë në bark.

Deklaratat e saj do të jenë themelore

Kur mbërriti në spital mësohet se Tefta ishte në shok, kështu që mjekët iu desh ta qetësonin, para se të merret në pyetje nga karabinierët. Deklaratat e saj do të jenë thelbësore si për të rindërtuar dinamikën e saktë dhe motivin e vrasjes së dyfishtë. Gruaja është shtëpiake, por herë pas here punon si kujdestare për disa të moshuar në fshat. Të dy janë të martuar prej 17 vitesh.

Hetime mbi përhapjen e videos

Ndërkohë, po vijojnë hetimet për të identifikuar se kush e ka publikuar videon e vrasjes së dyfishtë në internet dhe në rrjetet sociale. “I bëjmë thirrje qytetarëve për ndjenjën e përgjegjësisë, duke i ftuar ata që për shkak të tragjedisë familjare të mos publikojnë më tej video dhe/ose imazhe makabre dhe të papërshtatshme, veçanërisht me respekt për familjarët”, thonë karabinierët të cilët po punojnë për të identifikuar se kush, deri më tani, e ka shpërndarë atë video.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...