14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Video/ Uragani Milton po afron drejt Floridës: Evakuime masive,Biden:”Stuhia e Shekullit”

Uragani Milton po i afrohet Floridës dhe shumë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar katastrofës që pritet të godasë. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NCH), Miltoni po lëviz me shpejtësi drejt verilindjes përgjatë Gjirit të Meksikës dhe parashikohet të arrijë në tokë në zonën e Gjirit të Tampës në Florida, të mërkurën vonë në mbrëmje ose të enjten herët në mëngjes.

Meteorologët kanë paralajmëruar reshje të dendura, stuhi të fuqishme dhe erëra që arrijnë deri në 270 km në orë. Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka cilësuar këtë si “stuhinë e shekullit”, duke theksuar rëndësinë e masave paraprake dhe evakuimit të shpejtë për të shpëtuar jetë. “Për më pak se 14 orë, Milton do të arrijë në Florida. Do të jetë stuhia e shekullit,” u shpreh Biden në deklaratën e tij.

Parashikimet janë që uragani Milton do të shkaktojë dëme të mëdha, sidomos në infrastrukturë, dhe konsiderohet si një nga uraganet më shkatërrimtare të 100 viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...