10.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Vidhnin automjete me anë të çelësave të klonuar, Policia e Tiranës vë në pranga anëtarin e katërt të grupit

Policia e Tiranës vuri në pranga anëtarin e katërt të grupit që vidhnin automjete me anë të çelësave të klonuar në Tiranë.

Në pranga përfundoi shtetasi K. S., i cili akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të arrestuar më parë, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat i kanë shitur më pas në zonën e Fushë Krujës dhe Mamurrasit.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Cloned key”, shkon në 4 numri i personave të arrestuar.

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3., 36-vjeçari i shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni.

Gjatë shoqërimit, 36-vjeçari dhe vëllai i tij kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Në kuadër të operacionit “Cloned key”, që u zhvillua para disa javësh, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete me anë të çelësave të klonuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, mbi vendodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij.

Në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. S., 36 vjeç, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, së bashku me vëllanë e tij, shtetasin I. S., 41 vjeç, i cili në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë, për të njëjtën vepër penale.

Shtetasi K. S., në bashkëpunim me 3 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat i kanë shitur më pas në zonën e Fushë Krujës dhe Mamurrasit.

Vijon puna për kapjen e shetasit tjetër të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...

Horoskopi ditor, e Hënë, 23 Mars 2026

0
♈ Dashi Je në qendër të vëmendjes. Energjia është e lartë, por duhet të kontrollosh impulsivitetin, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Ndjen nevojë për qetësi dhe stabilitet....

Parashikimi I motit, e Hënë, 23 Mars 2026

0
Më 23 mars 2026, moti në Shqipëri paraqitet tipik pranveror, me ndryshime të lehta nga një zonë në tjetrën, por përgjithësisht i qëndrueshëm dhe...

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...