Pjesemarrja në votim nënkupton që ti japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt për të asgjesuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur. E nesermja nuk është një normalitet parlamentar dhe kushtetues. Nesër Edi Rama me votat e nongratave të tij do të emërojë vartësin e tij në Presidencë.

PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, në mënyrë të beftë dhe jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent”.