11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Virozat e dimrit, mjekia e njohur ngre alarmin dhe apelon qytetarët për rritjen e rasteve

Shqipëria po përballet me një rritje të numrit të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, duke u vendosur në zonën e rrezikut, por ende jashtë pragut të epidemisë së gripit. Në javën e fundit, rastet e prekur nga infeksionet respiratore kanë shtuar me 13%, duke arritur afërsisht 15 mijë të sëmurë ose 540 raste për 100 mijë banorë.

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se, megjithëse ka një rritje, Shqipëria ende nuk ka kaluar pragun për të shpallur një epidemi të gripit. Kryetrajneri i epidemiologëve thotë, “Jemi në zonën e rrezikshme, për të arritur pragun, shifrat duhet të jenë 800 raste për 100 mijë banorë, pra me intensitet të lartë, por nuk e kemi kaluar pragun e epidemisë.”

“Jemi në zonën e rrezikshme, për të arritur pragun shifrat duhet të jenë 800 raste për 100 mijë banorë, pra me intensitet të lartë, por nuk e kemi kaluar pragun e epidemisë.
Në javën e dytë të vitit 2024 kemi një rritje prej 13% të këtyre infeksioneve respiratore në të gjithe vendin, por duke u krahasuar me të njejtën javë të vitit të kaluar niveli është më i ulët.

Kurba e infeksioneve pritet të arrijë pikun në fund të janarit, sipas parashikimeve të epidemiologëve. Përhapja më e madhe e virusit aktualisht është në rrethe të vogla, megjithatë Tirana ka numrin më të lartë të sëmurëve për shkak të popullsisë së saj të madhe dhe fluksit të lartë në shërbimin shëndetësor.

Grupmosha më e prekur aktualisht është ajo pediatrike, duke përfshirë fëmijët nga 1 deri në 14 vjeç. Në këtë kohë, ka një rritje të rasteve edhe nga Covid-19. Përgjithësisht, të prekurit janë trajtuar në mënyrë ambulante, ndërsa numri i të shtruarve në spital ka qënë relativisht i ulët.

“Incidencën më të lartë e kanë rrethet e Delvinës, Kurbinit, Sarandës, gjithmonë duke u bazuar në incidencë. Tirana ka incidencë jo shumë të lartë, por duke e konsideruar që ka numër më të madh popullate, por fluksi në Tiranë, në shërbimin shëndetësor është shumë i rritur

Grupmosha më e prekur aktualisht është grupmosha pediatrike. Fëmijët nga 1 në 14 vjeç, por nuk lihet pa u përmenduar dhe rastet e moshave mbi 65 vjeç.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...