14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Viti 2023: Kryeministri Edi Rama e shpall vitin më të mirë për Shqipërinë

Pas një dekade në qeveri, kryeministri Edi Rama ka shpallur vitin 2023 si vitin më të mirë për Shqipërinë në çdo aspekt. Në konferencën e fundvitit, Rama ka prezantuar një pasqyrë të situatës ekonomike, duke theksuar zhvillime pozitive në sektorë të ndryshëm.

Kryeministri ka theksuar se rritja ekonomike për këtë vit pritet të jetë afër nivelit të 4%, dhe ka përmendur edhe uljen e papunësisë, rritjen e investimeve, shtimin e eksporteve bujqësore, dhe kulmin e sezonit turistik.

Një nga sukseset e theksuara ka qenë ndikimi i turizmit në ekonominë shqiptare, me mbi 3.2 miliardë euro të hyra vetëm nga ky sektor. Po ashtu, kryeministri ka bërë të ditur se është në proces vlerësimi për transformimin e aeroportit turistik të Sarandës në një port turistik.

Edhe rritja e pagave për administratën publike ka qenë një nga pikat kryesore të diskutimit. Rama ka shpallur se kjo reformë do të vazhdojë në vitin 2024, ndërsa ka bërë thirrje për zvogëlimin e informalitetit në sektorin privat.

Gjatë konferencës, kryeministri ka prezantuar edhe rezultatet e konfiskimit të ndërtimeve pa leje, duke shtuar se janë arkëtuar 3.5 milionë euro nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve. Po ashtu, ka njoftuar për projekte të reja në fushën e infrastrukturës, duke përfshirë rrugët, hekurudhën, dhe infrastrukturën detare.

Viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt, në atë ekonomik. Viti më i mirë i sigurisë, i shërbimeve, të investimeve publike e të huaja. Viti më i mirë për pozicionin ndërkombëtar të vendit.

Vetëm nga turizmi Shqipëria ka përfituar 3.2 mld euro të hyra, që është një shifër shumë e lartë, dhe pa asnjë krahasim me vitet e mëparshme. 500 mijë pasagjer kanë zbritur nga aeroporti i Sarandës, ndaj atje do të behet porti turistik, jemi në procesin e një vlerësimi të transformimit të aeroportit turistik.
Konfiskimet e pallateve të ndërtuara pa leje dhe për shtesat pa leje, për të cilat u bë një zhurmë me shumë hamendësomë dhe shpifje, ka nisur arkëtimi i parave në arkën e shtetit, nga procesi i ndëshkimit të ndërtuese, janë arkëtuar 3.5 milionë euro deri më tani nga 5 objekte dhe janë 4 objekte të tjerë që të bërë pagesën. Presim 10.9 milionë euro nga 9 objektet e para, janë dhe 15 objekte të tjera të konfiskuara në proces. Falë këtij reagimi agresiv shikojmë një disiplinim të punimeve në ndërtim, dhe institucionet nuk kanë konstatuar shkele.”- nwnvizoi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...