12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Viti i ri akademik, Lindita Nikolla uron studentët: “Ky vit nuk do të jetë i lehtë, jepni shembullin tuaj, si pjesa më e ndriçuar e shoqërisë”

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot studentët, pedagogët dhe prindërit, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Nikolla shkruan se ky vit nuk do të jetë i lehtë, por me ndihmën e pedagogëve dhe mbështetjen e prindërve, do të përballohen të gjitha sfidat.

Ajo këshillon studentët që të ndjekin këshillat e mjekëve dhe të vaksinohen, për të dhënë shembullin si pjesa më e ndriçuar e shoqërisë.

“Të dashur studentë, pedagogë e prindër,
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ju dërgoj urimet e mia të përzemërta. Ky vit nuk do të jetë i lehtë. Krahas përpjekjeve për dijen, do na duhet të përballojmë edhe betejën për mbrojtjen e jetës. Por unë kam besim se, me ndihmën dhe përkushtimin e pedagogëve, me mbështetjen e pakursyer të prindërve dhe të gjithëve ne, ju, të dashur studentë, do t’ia dilni dhe do t’i fitoni të dyja këto beteja! Ndiqni këshillat e mjekëve dhe vaksinohuni, që ta keni më të lehtë. Jepni shembullin tuaj, si pjesa më e ndriçuar e shoqërisë! Një vit të mbarë!”, shkruan në urimin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vonuan operacionin e vajzës sime”: procedohen dy mjeke, motër e vëlla, pas kallëzimit të...

0
Dy mjeke, motër e vëlla, janë proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar, i cili i akuzon për neglizhencë në trajtimin...

“Bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente”: Ferit Hoxha kujton ndërhyrjen e NATO në Kosovë

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përkujtuar përmes një mesazhi publik ndërhyrjen e NATO në Kosovë, duke e cilësuar atë...

“Italianët thanë ‘JO’”: Giorgia Meloni pranon humbjen, opozita feston “një pranverë të re politike”

0
Qytetarët italianë i kanë dhënë një goditje të fortë qeverisë së drejtuar nga Giorgia Meloni, duke rrëzuar në referendum reformën në drejtësi të propozuar...

Horoskopi ditor, e Martë, 24 Mars 2026

0
♈ Dashi Je plot energji dhe gati për të vepruar. Kujdes me vendimet e nxituara, sidomos në çështje personale. ♉ Demi Kërkon qetësi dhe stabilitet. Është moment...

Parashikimi I motit, e Martë, 24 Mars 2026

0
Më 24 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, me kushte të qëndrueshme dhe temperatura të buta në pjesën më të madhe të...