6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Vladimir Putin jep dritën jeshile për lejimin e ushtarëve mercenarë nga Lindja e Mesme, që janë të gatshëm të luftojnë në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë dritën jeshile për lejimin e ushtarëve mercenarë nga Lindja e Mesme, që janë të gatshëm të luftojnë në Ukrainë.

“Nëse e shihni se ka njerëz që duan me dëshirën e tyre, jo për para, të vijnë për të ndihmuar njerëzit që jetojnë në Donbas, atëherë ne duhet t’u japim atyre atë që duan dhe t’i ndihmojmë ata të arrijnë në zonën e konfliktit,” i tha Putini Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha atij se kishte 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme që ishin gati të vinin në Donbas.

Më herët qeveria ukrainase tha se po formonte një forcë vullnetarësh të huaj të gatshëm për ta ndihmuar atë të luftonte ushtrinë ruse.

Presidenti Putin i tha Këshillit se “sponsorët perëndimorë” po rekrutonin mercenarë për konfliktin në Ukrainë “haptas, duke shkelur të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT