Vlora nën shok: Fëmijë dhe një grua bien nga lartësitë e banesave
Vlora – Dy ngjarje tragjike janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Vlorës. Një fëmijë ka rënë nga lartësia në banesën e tij në Lungomare dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit. Aktualisht nuk ka detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa policia pritet të dalë me njoftim zyrtar për rrethanat e aksidentit.
Në një tjetër incident pranë Shkollës së Muzikës në Vlorë, një grua është hedhur nga ballkoni i një banese. Paraprakisht dyshohet se ajo ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Ngjarjet kanë shkaktuar alarm dhe trishtim në qytet, ndërsa forcat e rendit po punojnë për të mbledhur informacion të detajuar mbi të dy rastet.






