Një ngjarje e pazakontë ka tronditur një qendër tregtare në Vlorë, ku një person i moshës rreth 30 vjeç, i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike, ka hyrë në ambientet e katit të dytë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ai ka thyer vitrinat dhe dyert prej xhami të disa dyqaneve, ndërkohë që ka ofenduar dhe ka sharë personelin dhe klientët, duke vazhduar të dëmtojë bizneset.
Pamjet janë dorëzuar pranë policisë, e cila ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe për ta vënë atë përpara përgjegjësisë ligjore, ndërkohë që vijojnë veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.






