18.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Vlorë/Arrestohet bashkëpronari i pallatit në Vlorë, dhe administratori i firmës ku gjeti vdekjen puntori sot

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia, pas vdekjes së një 60-vjeçari gjatë punës në një pallat në Vlorë.

Policia ka vënë në pranga shtetasit Maksim Hekurani dhe Altin Karalli.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku dyshohet se aksidentalisht ra nga lartësia e pallatit në të cilin ishte duke punuar, shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën, arrestuan shtetasit:

M. H., 70 vjeç, banues në Vlorë, bashkëpronar i pallatit që po ndërtohej, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punimet në këtë pallat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente;

A. K., 53 vjeç, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i firmës që po ndërtonte këtë pallat, banues në Vlorë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me pasoja të rënda, me qëllim fitimi dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Champions League – PSG mposht Liverpool 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales

0
Paris Saint-Germain arriti një fitore të rëndësishme ndaj Liverpool-it në “Parc des Princes”, duke marrë avantazh të dukshëm para sfidës së kthimit në “Anfield”. Ndeshja...

Porti i Durrësit: 9 vjet, 3 kompani dhe një projekt i bllokuar që rrezikon...

0
Plani për ta shndërruar Portin e Durrësit në marinën më të madhe turistike në Europë nisi në vitin 2015, pas një vizite të kryeministrit...

Armëpushimi i brishtë mes SHBA-së dhe Iranit: A do të kthehet në paqe apo...

0
Tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, edhe pas arritjes së armëpushimit dyjavor midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërmjetësuar nga Pakistani. Lajmi...

“Nuk i ndaloi policisë” – Përplaset me makinë të parkuar në Fier, shoferi dërgohet...

0
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, në zonën e unazës lindore, pasi një drejtues mjeti nuk iu bind urdhrit të policisë...

“Furnizuesi kryesor i rrjetit të drogës” – Shqiptari arrestohet në Barcelonë për trafik kokaine...

0
Një 28-vjeçar shqiptar, Enri Hardolli, është arrestuar nga autoritetet spanjolle në Barcelonë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik kokaine. Sipas mediave...