11.5 C
Tiranë
Monday, March 9, 2026
spot_img

Vlorë, forcat RENEA blinduan Ujin e Ftohtë: Zbulohet vrasja e Gentian Qarrit në 2021

Qyteti i Vlorës është kthyer sot në qendër të një operacioni masiv të forcave speciale, ku RENEA ka blinduar zonën e njohur si Uji i Ftohtë. Sipas pamjeve të siguruara, policë të shumtë janë pozicionuar në pika kyçe, ndërsa po kryhen kontrolle në disa banesa. Operacioni përfshin rreth 40 efektivë të forcave speciale dhe rreth 10 mjete, përfshirë edhe mjete të blinduara, duke u monitoruar nga ajri përmes përdorimit të dronëve. Në aksion janë angazhuar gjithashtu policia e Vlorës dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Ky operacion lidhet me zbardhjen e vrasjes së Gentian Qarrit, e kryer më 6 shkurt 2021 në Vlorë. Autorët e sulmit kishin mbërritur me një automjet “Toyota Yaris” dhe e qëlluan Qarri me 20 plumba, 6 prej të cilëve në trup. Qarri, i rikthyer në Vlorë pas vuajtjes së 11 viteve burg në Itali për trafik droge, ishte bërë objekt i hetimeve të SPAK për lidhje me grupin e Inez Hajrullës.

SPAK ka lëshuar 7 urdhër-arreste, nga të cilat të paktën dy janë ekzekutuar në burg, ndërsa operacioni vijon dhe nuk ka një konfirmim të saktë për të gjitha masat e zbatuara deri tani. Hetimet kryesore kanë shfrytëzuar të dhëna nga aplikacioni i koduar Sky Ecc, duke lejuar identifikimin e pjesëtarëve të grupit dhe lidhjet e tyre me ngjarje kriminale të kaluara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Oscars 2026: Garë e fortë, homazhe për legjendat dhe surpriza të paparashikueshme në Dolby...

0
Hollywood – Pak ditë na ndajnë nga ceremonia e 98-të e Çmimeve Oscar, që do të zhvillohet më 15 mars në Teatrin Dolby. Festa...

Gruaja dhe trashëgimia e artit bashkëkohor: Nga përvoja personale te fuqia vizuale

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, vëmendja bie mbi artiste që kanë kthyer përvojat personale në gjuhë të fuqishme vizuale. Ikona historike: • Frida Kahlo – autoportrete intime...

SPAK: Grupi kriminal i Inez Hajrullës përdornin sistemin “Hawala” për transferimin e parave

0
Grupi kriminal i Inez Hajrullës, me bazë në Vlorë, i goditur pak ditë më parë nga SPAK, dyshohet se përdorte sistemin financiar informal “Hawala”...

Anita Haradinaj flet për marrëdhënien me Ramush Haradinajn: “Forca tregohet atje ku duhet”

0
Gjatë një interviste në Grida Duma Podcast, Anita Haradinaj ka ndarë detaje nga jeta e saj personale me bashkëshortin, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Ervin Salianji kritikon Sali Berishën: “Fajin nuk e ka vetëm Rama”

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar takimet me demokratët, duke ndaluar sot në Vlorë, ku gjatë fjalës së tij kritikoi ashpër ish-kryetarin e PD, Sali...