15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Vlorë – Goditje me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 64-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku një konflikt mes dy qytetarëve ka përfunduar me plagosjen e rëndë të njërit prej tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, pranë vendit të njohur si “Rrapi”, në një lokal, ku si pasojë e një sherri për motive të dobëta, 64-vjeçari Besnik Gjondeda goditi me thikë në pjesën anësore të kraharorit shtetasin G. V., 56 vjeç.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave të DVP Vlorë dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë, autori u kap dhe u arrestua në flagrancë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës. Viktima u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mjekët konfirmojnë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj autorit të dyshuar, Besnik Gjondeda, rëndojnë akuzat për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim, mbajtje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”.

Policia njofton se materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...