2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Vlorë/Gruaja tenton të mbytet në det, turisti ukrainas hidhet pa hezitim për ta shpëtuar(Video)

Një ngjarje dramatike ndodhi mëngjesin e së martës në Vlorë, ku një grua rreth 60 vjeç tentoi të mbytej në det, por u shpëtua falë guximit të shtetasit ukrainas Sergei Artemenko.

Ngjarja dyshohet se ndodhi në molin e gomoneve, një zonë pa asnjë kusht sigurie, e cila aktualisht operon si një pikë hyrje-daljeje për mjete lundruese të vogla. Pavarësisht rrezikshmërisë së lartë, infrastruktura mbetet e paorganizuar dhe e pambikëqyrur, duke krijuar një situatë të pasigurt për qytetarët dhe turistët.

Sipas dëshmitarëve, gruaja hyri në det e veshur me rroba të zeza, në rrethana ende të paqarta. Duke dëgjuar një zhurmë të pazakontë, Sergei dhe bashkëshortja e tij, Katerina, u afruan dhe panë gruan që po luftonte për frymëmarrje. Pa u menduar dy herë, Sergei hoqi rrobat dhe u hodh në ujë për ta shpëtuar, ndërsa Katerina i dha ndihmën e parë pasi e nxorën në breg.

Menjëherë pas shpëtimit, gruaja u dërgua në spital nga policia dhe urgjenca dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Sergei pësoi një dëmtim të lehtë në gju gjatë ndërhyrjes heroike, por fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky incident ka ngritur shqetësime mbi mungesën e masave të sigurisë në molin e gomoneve, sidomos në një kohë kur në të njëjtën zonë po operon “Vlora Marina”, porti i ri i jahteve, i cili pritet të zëvendësojë Portin Detar të Vlorës. Situata e paqartë infrastrukturore dhe mungesa e mbikëqyrjes në këtë zonë kritike detare shton rreziqet për ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa qytetarët e pranishëm kanë përgëzuar aktin e jashtëzakonshëm të Sergeit, i cili pa hezitim rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar një tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...