10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Vlorë: Kontrollet për gripin e shpendëve vazhdojne, apel për banorët

 

Prej 12 ditësh, shërbimi veteriner në qarkun e Vlorës ka vijuar me kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin për parandalimin dhe identifikimin e gripit të shpendëve. Sipas mjekëve veterinerë, kontrollet janë përqendruar kryesisht në vijën bregdetare, duke përfshirë zonat nga Plazhi i Vjetër deri në kodrat e fshatit Zvërnec, si dhe në fshatrat Poro dhe Nartë.

Fermat e pularive në këtë zonë janë nën mbikëqyrje, por deri tani nuk janë raportuar raste të virusit. Megjithatë, në qarkun e Gjirokastrës është shfaqur një vatër e gripit të shpendëve, ku u gjetën disa pula të ngordhura. Menjëherë pas identifikimit të rastit, zona u izolua dhe shpendët e ngordhur u groposën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Mjekët veterinerë bëjnë apel për të gjithë banorët që mbajnë shpendë në oborret e tyre, të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve veterinere për të parandaluar çdo infeksion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...