Kryetari i Bashkisë Vlorë, Elis Halili, bashkë me stafin e tij, prezantoi sot dy projektet e reja për Tregun e Hapur të Qytetit, i cili do të ndërtohet në qendër të Vlorës.
Projektet synojnë rijetëzimin e zonës së vjetër të tregut dhe shndërrimin e saj në një hapësirë moderne, shumëfunksionale dhe të integruar me Qendrën Historike të qytetit.
Një ndër objektivat kryesorë është mbështetja e bujqësisë lokale, duke ofruar kushte më të mira për tregtim dhe ekspozim të produkteve vendase, si dhe krijimin e një hapësire që do të shërbejë jo vetëm për tregti, por edhe për aktivitete kulturore e sociale.
Sipas kryebashkiakut Halili, ky projekt është pjesë e vizionit për rikthimin e identitetit tradicional të Vlorës, ndërsa njëkohësisht i përshtatet nevojave bashkëkohore të qytetarëve dhe vizitorëve.






