10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Vlorë/Sarande – Dy të arrestuar për shitje të lëndëve narkotike, sekuestrohen doza kanabisi dhe kokaine

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pas kapjes në flagrancë me doza të ndara të lëndëve narkotike, të gatshme për shitje. Të arrestuarit janë shtetasit E. A., 18 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, dhe A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, arrestimet janë rezultat i një operacioni të përbashkët mes Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, Komisariatit të Policisë Delvinë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative.

“Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E.A. iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjeje në zonën e Sarandës. Po ashtu, shtetasit A. R. iu gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis, që dyshohet se do t’i shiste në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokuroritë përkatëse për veprime të mëtejshme, ndërsa të dy të dyshuarit do të hetohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia e Vlorës thekson se operacione të tilla do të vijojnë pa ndërprerje, në kuadër të luftës kundër shpërndarjes së drogës në zona urbane dhe turistike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ekuinoksi i Pranverës sjell energji të re për tre shenja të horoskopit

0
Ekuinoksi i pranverës, që këtë vit ndodh të premten, më 20 mars, shënon ditën e parë të pranverës dhe rikthimin e energjive pozitive. Ky...

Forcat izraelite:” Irani ka sulmuar bazat amerikano-izraelite në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt”

0
Komandanti i marinës së Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Alireza Tangsiri, ka deklaruar se forcat iraniane kanë goditur dy baza ajrore në Emiratet...

Ndërron jetë Robert S. Mueller III, ish-drejtori legjendar i FBI-së

0
Robert S. Mueller III, ish-drejtori i FBI dhe një nga figurat më të rëndësishme të sigurisë kombëtare në SHBA, ka ndërruar jetë në moshën...

Vëllai vret vëllanë në Klinë pas sherrit, viktima ndërron jetë në spital

0
Klinë – Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Klinë të Pejës, ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar...

Edi Rama riorganizon PS-në, emëron drejtues të rinj në 12 qarqe për zgjedhjet vendore

0
Tiranë – Kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë një riorganizim të strukturave të partisë në funksion të përgatitjes për...