7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Vlore, sot shembet ish-hotel “Helia” – 32 kg tritol për ndërtesën trekatëshe pa leje

VLORË – Në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, 32 kilogramë tritol do të përdoren për shembjen e ish-hotelit “Helia” në aksin Vlorë–Orikum. Objekti trekatësh, i cili prej dy vitesh qëndronte gjysmë i shembur për t’i hapur vendin një investimi të ri, është klasifikuar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) si ndërtim pa leje.

Ajo që ngre pikëpyetje është se ndërtesa nuk u ngrit brenda një dite. Për gati dy vite, kantieri vijoi punimet me qindra betonierë, pa u penguar nga askush. Kjo periudhë zbulon një mungesë veprimi nga disa institucione, përfshirë Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IMT), IKMT-në, Agjencinë e Bregdetit — pasi objekti ndodhet vetëm 5 metra nga deti — si dhe Policinë e Shtetit dhe zyrën e urbanistikës, që nuk kanë verifikuar dokumentacionin apo respektimin e lejeve.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të rënda:

“Do të ketë penalitete për çdo zyrtar që, në kohën kur objekti po ndërtohej, nuk ka ushtruar funksionin dhe detyrën që i takonte,” deklaroi Rama.

Operacioni i shembjes pritet të kryhet me masa të shtuara sigurie, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin në zonë dhe evakuuar perimetrin përreth për të shmangur çdo rrezik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...