15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

VOA: Shqetësime mbi zhvlerësimin e euros dhe pasojat në ekonominë shqiptare

Në Shqipëri, forcimi i monedhës vendase kundrejt euros ka sjellë një valë shqetësimi në radhët e bizneseve, që preken nga dobësimi i monedhës europiane, veçanërisht në sektorin e eksporteve. Autoritetet zyrtare e shohin forcimin e lekut të lidhur me disa tregues pozitivë në ekonomi, si rritja e eksporteve apo e investimeve të huaja. Mirëpo një pjesë e studiuesve të zhvillimeve ekonomike në vend, shohin tek forcimi i monedhës vendase, një ndikim të informalitetit në ekonomi dhe parasë së zezë. Ata argumentojnë se këto zhvillime në ekonomi, që sjellin më shumë euro në treg, nuk e justifikojnë këtë zhvlerësim të saj në minimumin historik.

Ekonomia shqiptare ka bërë përparim gjatë dy viteve të fundit, duke u rritur në vitin 2022 me 4.8%. Inflacioni, pas shifrës rekord të vitit të kaluar prej 8.3% është ulur aktualisht në 5.7 %.

Por përtej këtyre zhvillimeve, vendi po përballet me një fenomen që për ekspertët përbën shqetësim, vlerësimi i ndjeshëm i monedhës vendase përballë euros. Leku është forcuar me 3.4% krahasuar me muajin Janar dhe me 7.1 krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar.

Zyrtarë të Bankës Qendrore, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e shohin prirjen dy vjeçare të forcimit të monedhës vendase kundrejt euros, si shenjë të besimit në ekonomi.

“Shpejtësia e rritjes së eksporteve ka qenë, këtë mund ta themi me bindje dhe mbuluar me statistika, mjaft më e lartë se shpejtësia e rritjes së importeve, që ka prodhuar dhe ofertë shtesë të valutës në tregun lokal. Për sa i takon investimeve të huaja direkte, gjatë vitit 2022, këto kanë patur një normë rritje në terma dy-shifrorë, pra kemi patjetër burime të mjaftueshme, hyrje valutore për të mbuluar nevojat e vendit për importe dhe për të gjeneruar dhe këtë fluks plus valute në tregun shqiptar”, u shpreh për Zërin e Amerikës Erald Themeli, Drejtor i departamentit të politikës monetare në Bankën e Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...