11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që t’i përgjigjen këtyre ritmeve. Aktualisht, në 11 qendra të vendit funksionojnë 37 shkolla profesionale publike me 23 drejtime mësimore, ku marrin pjesë rreth 18 mijë e 300 nxënës. Drejtoresha e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, Merita Zeneli, thotë se nga viti në vit shkolla ka ardhur duke ju përshtatur nevojave të tregut të punës.

“Drejtimet që janë zgjedh, janë sjellë në vartësi të kërkesave që ka pasur tregu. Drejtimet më të kërkuara sot janë hoteleri-turizmi dhe ekonomi-biznesi. Hoteleri-turizmi sepse është shumë më e gjerë dhe janë shërbime që janë në mënyrë të vazhdueshme më të kërkuara. Por edhe ekonomi-biznesi nuk ngelet pas, sepse nxënësit, pasi mbarojnë shkollën e mesme, kanë mundësi të mira për të vazhduar edhe shkollën e lartë”, thotë ajo.

Në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati’ mësojnë rreth 700 nxënës në degët hoteleri-turizëm, ekonomi-biznes dhe tekstil-konfeksione. Përveç praktikave brenda shkollës, ata kryejnë rregullisht praktikat mësimore edhe pranë bizneseve të zonës. Çdo vit, nga kjo shkollë diplomohen, në të tre degët e saj si teknikë të mesëm, rreth 150 nxënës, por jo të gjithë përfshihen në tregun vendas të punës pasi një pjesë prej tyre largohen duke kërkuar punë në Europë, ku edhe njihet diploma e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...