10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Vodhi 2 monopatina dhe 3 biçikleta, 33-vjeçariarrestohet nga policia në kryeqytet

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në kryeqytet, pasi vodhi 2 monopatina dhe 3 biçikleta. Shtetasi B.D., është kapur nga kamerat e sigurisë në disa vende të ndryshme, teksa vjedh monopatina.

33-vjeçari rezulton që është dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shërbimet e Komisariatit nr.1 në Tiranë bënë të mundur finalizimin e operacionit për arrestimin e B.D. Nga hetimet rezultoi se gjatë 3 muajve të fundit ai kishte vjedhur në zona të ndryshme të Tiranës 3 biçikleta dhe 2 monopatina.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “September”, për zbardhjen e 5 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave.

Vihet në pranga një 33-vjeçar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së biçikletave dhe monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “September”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi B. (B). D., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 28.05.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases M. C.;

– Më datë 01.06.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. C.;

– Më datë 14.07.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. B.;

– Më datë 16.08.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. H.;

– Më datë 28.08.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. K.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...