16.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Vodhi xhiron ditore në pikën  e karburantit ku ishte i punësuar, arrestohet 38-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga 38-vjeçarin H.K., pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Sipas policisë 38-vjeçari ka vjedhur xhiron ditore në pikën  e karburantit ku ishte i punësuar.

Fier-Informacion paraprak

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

 

Gjatë operacionit policor të koduar “Fraud”, u kap dhe u vu në pranga një shtetas që vodhi xhiron ditore në karburantin në të cilin ishte i punësuar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, gjatë operacionit policor të koduar “Fraud”, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit H. K., 38 vjeç, banues në Fier.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 10.06.2022, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur xhiron ditore në pikën e karburantit në të cilin ishte i punësuar.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT