Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka udhëtuar sot drejt Shkupit, ku është takuar me kreun e shtetit, Pendarovski dhe kryeministrin Kovachevski.
Në një postim në Twitter, ajo shkroi se gjatë takimit u shprehu mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
“Unë e sigurova Presidentin Pendarovski dhe kryeministrin Kovachevski për mbështetjen time të plotë për përparimin drejt bërjes së Maqedonisë së Veriut një shtet anëtar i BE-së”, shkroi ajo.
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do diskutojë sot propozimin francez, që do i mundësonte vendit hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.