Dy mjeke, motër e vëlla, janë proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar, i cili i akuzon për neglizhencë në trajtimin e vajzës së tij të mitur.
Shtetasi me iniciale Sh. M. pretendon se mjekët Labehat Haxhirexha, 30 vjeç, dhe Aulona Haxhirexha, 32 vjeçe, kanë vonuar ndërhyrjen kirurgjikale të vajzës së tij, duke sjellë pasoja në gjendjen shëndetësore të saj. Sipas tij, gjatë operacionit është shkaktuar edhe dëmtim i shëndetit të së miturës.
Rasti është marrë në shqyrtim nga autoritetet, të cilat kanë nisur procedimin penal për të zbardhur rrethanat dhe për të verifikuar pretendimet e ngritura nga familjari.






