16.5 C
Tiranë
Saturday, November 16, 2024
spot_img

Voton Albin Kurti: “Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të jenë udhëheqësit e tyre, unë dhe qeveria do të punojmë për fuqizimin e komunave”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar ditën e sotme kutive të votimit, ku ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale.

Nëpërmjet një komunikimi për mediat, Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, ndërsa shtoi se së bashku me qeverinë do të punojë për fuqizimin e komunave.

“Si qytetar i Republikës ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie.

Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojmë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT