14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Vrapo, mami ka vdekur”,zbardhen detaje të tjera nga vrasja e 35- vjeçares nga ish-bashkëshorti

Të tjera detaje janë mësuar nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa në Itali. Gruaja u ekzekutua në mes të rrugës pak metra nga shtëpia ku jetonte me dy fëmijët, të moshës 14 dhe 17 vjeç.

“Vrapo, mami ka vdekur”, mësohet të ketë bërtitur vajza e vogël e Klodiana Vefës, 36-vjeçares shqiptare që u vra me tre plumba pistolete në rrugë në Castelfiorentino, që i tha vëllait të saj që e ëma nuk jetonte më.

Bashkëshorti i saj, me të cilin nuk jetonte prej kohësh, dyshohet se është edhe autori. Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, duke cituar burime të karabinierëve, mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje të herë pas hershme, për shkak të xhelozisë së bashkëshortit. Megjithatë nuk rezulton që gruaja të kishte bërë denoncim.

Në Itali prej 17 vitesh, 36-vjeçarja punonte si kamariere në një restorant të zonës. Mbrëmjen e djeshme, Alfredi mësohet se kishte shkuar në shtëpinë e gruas dhe mes palëve kishte shpërthyer një zënkë. Më pas Klodiana kishte dalë nga shtëpia. Pikërisht në trotuar, pak metra më tutje u vra me 3 plumba pistolete, një prej të cilëve i mori jetën.

Mësohet se autoritetet po analizojnë kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim kapjen e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...