6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Vrasësi i dyshuar i Renato Hoxhajt, Rumuni Daniel Cornea, hyri në Shqipëri më 21 prill – Detaje të reja nga hetimi

Policia e Vlorës ka zbuluar të dhëna të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë, ku mbeti i vrarë 37-vjeçari Renato Hoxhaj. Sipas hetimeve, autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi rumun Daniel Cornea, 53 vjeç, i cili ka hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të rregullt më 21 prill, rreth orës 17:44, në pikën kufitare të Qafë Botës.

Sipas gazetarit Edison Vatnikaj, Cornea ka hyrë në Shqipëri në këmbë nga territori grek dhe menjëherë pas kalimit të kufirit, ka ndaluar një taksi duke i kërkuar shoferit që ta çonte në Vlorë. Gjatë rrugës, sipas dëshmisë së taksistit, rumuni ka komunikuar në gjuhën greke dhe është prezantuar si banues në Athinë, duke thënë se ka punuar si kapiten anije dhe është i pamartuar.

Për shkak të një problemi shëndetësor të taksistit, udhëtimi është ndërprerë në Shijan të Sarandës, ku Cornea është ndërruar në një tjetër taksi që e ka çuar deri në zonën e Mavronatit.

Dinamika e krimit

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 04:47, autori i dyshuar zbret nga një automjet tip Land Rover në rrugën “Isa Boletini”, në Vlorë. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Cornea del nga dera e përparme e makinës, mbyll automjetin me pult dhe nis të ecë më këmbë nëpër lagje.

Lëvizjet e tij janë ndjekur përmes kamerave të sigurisë, duke përfshirë zonat përreth lagjes “Hajro Cakërri”, godinës së Prokurorisë, Poliklinikës, dhe më pas deri në rrugicën ku ndodhi vrasja e Renato Hoxhajt. Sipas hetimeve, autori ka qëlluar me armë zjarri katër herë mbi viktimën, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit, Cornea është parë të largohet në këmbë në drejtim të rrugëve të tjera të qytetit, ku më pas është kthyer te automjeti Land Rover, i parkuar më herët. Nga aty ka ndjekur itinerarin drejt portit detar, pranë Universitetit të Vlorës, dhe më pas është larguar në drejtim të fshatit Babicë.

Arratisja

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë se në orën 11:00 të të njëjtës ditë, automjeti Land Rover është konstatuar në zonën e quajtur “Posta Ksamil”, duke ngritur dyshimet se Cornea është larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit jugor.

Policia është duke ndjekur disa pista hetimore dhe po punon intensivisht në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të lokalizuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të këtij ekzekutimi të mirëorganizuar. Ndërkohë, mbeten të paqarta motivet e krimit, por pista e një konflikti të mëparshëm apo e ndonjë porosie mbetet e hapur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...