6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Vrasësit i panë të gjithë, përveç narko-policisë” — Berisha publikon pamjet e atentatit mafioz në Rinas

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas atentatit mafioz të ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa mbeti i plagosur Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP-së.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shpërndarë pamjet e ngjarjes, duke ironizuar Policinë e Shtetit me fjalët:

“Vrasësit i panë të gjithë, përveç narko-policisë që kishte mbyll sytë me maska.”

Si ndodhi atentati
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme, pranë aeroportit të Rinasit, ku autorët hapën zjarr ndaj një automjeti Benz i bardhë luksoz. Brenda tij ndodheshin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, të cilët po lëviznin në drejtim të Tiranës.

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan me breshëri plumbash, duke lënë të vdekur në vend Danin, ndërsa Shaljani mbeti i plagosur rëndë. Mjeti, i cili ishte në pronësi të Elvis Kosovës, drejtohej nga Shaljani, ndërsa Dani ndodhej në sediljen e pasagjerit.

Sipas hetimeve paraprake, Dani kishte mbërritur në Shqipëri nga Barcelona dhe vetëm pak minuta pas daljes nga aeroporti ra pre e atentatit.

Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të ngjarjes që tronditi kryeqytetin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...