18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vrasja e 3-fishtë në Fushë-Krujë, gjendet një makinë e djegur 3 km larg vendgjarjes

Një automjet është gjetur duke u djegur rreth 3 km larg nga vendi i atentatit ku mbetën të vrarë 3 persona, ngjarje e ndodhur pranë Urës së Fushë Krujës.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se dy nga viktimat kanë mbetur të vrarë brenda automjetit, ndërsa jashtë automjetit ndodhet vitkima e 3-të. Dyshimet janë se një nga viktimat është e seksit femër.

Sipas raportimeve, ndaj automjetit ku ndodheshin viktimat është qëlluar me të paktën 50 plumba dhe më pas automjet është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se autorët i kanë dalë përpara makinës duke e qëlluar me breshëri. Një nga personat që ndodhej në automjet, në sediljen e pasme, ka dalë jashtë makinës, në një tentativë për të shpëtuar, por autorët e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në rrugë.

Ndërkohë që në zonën e Arramenasit, 3 km nga vendi i atentatit, është gjetur duke u djegur një automjet, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët në atentatin ku kanë mbetur të vrarë 3 personat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...