8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Petrit Vasili: “Qeveri boll bëre vajtocën, por vepro, lumenjtë e ngushëllimeve hipokrite pa veprime veç do të prodhojnë ngjarje të tjera të renda”

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar lidhur me krimin makabër në Fier për vrasjen e 8-vjeçarit

Vasili kërkon nga qeveria nxjerrjen e përgjegjësive për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier.

Ai shprehet se duhet një analizë e hollësishme, rreptësisht kritike e çdo hallke të shtetit që nuk funksionon dhe që krijuan premisa për këtë horror të vërtetë, duke i kërkuar qeverisë të ndalojë duke bërë vajtocën.

Postimi i Petrit Vasilit

Qeveri boll bëre vajtocën, por vepro! Ngjarja e tmerrshme në Fier është e papajtueshme me çdo retorikë dhe patetizëm.

Analizë e hollësishme rreptësisht kritike e çdo hallke të shtetit, që nuk funksionon, që është atrofizuar dhe që është asgjësuar dhe që krijuan premisa për këtë horror të vërtetë, kjo kërkohet me urgjencë dhe sa më parë.

Nxjerrje e përgjegjësive dhe veprime urgjente e të qarta të qeverisë, kjo duhet, këtë presin qytetarët shqiptarë të pambrojtur e të rrezikuar.

Asgjë nuk kemi parë nga këto! Kemi parë veç fjalë, ngushëllime dhe përdëllime pa fund nga kryeministri etj me radhë qeveritarë gjithfarësh.

Qeveria boll bëri vajtocën, sepse nuk është vajtocë, por përgjegjëse e vetme kushtetuese për të parandaluar këto tragjedi përmes veprimeve konkrete.
Lumenjtë e ngushëllimeve hipokrite pa veprime veç do të prodhojnë ngjarje të tjera të renda. #Kohapertevepruareshtetani

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...