-0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Vrasja e biznesmenit Eduard Reçi në Tiranë, dyshohet se është qëlluar nga lartësia

Biznesmeni Eduard Reçi, 52 vjeç, u vra rreth orës 23:00 të së mërkurës, më 13 nëntor 2024, poshtë pallatit që kishte ndërtuar vetë, në rrugën “Gjeneral Nikols” në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë. Reçi, me origjinë nga Dibra, u qëllua me një plumb që e goditi në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës rreth orës 4 të mëngjesit.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurise të bizneseve pranë, kryesisht bar-kafe, por për shkak të errësirës, deri më tani ka qenë e vështirë të identifikohet autori apo autorët e krimit. Në mungesë të pamjeve filmike që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që plumbi të ketë ardhur nga lartësia, ndoshta nga një objekt rreth pallateve. Burime nga policia kanë konfirmuar se plumbi i gjetur nuk tregon se arma e përdorur ka qenë snajper dhe nuk është gjetur gëzhojë në vendngjarje.

Hetuesit po vazhdojnë me hapjen e kamerave të tjera të sigurise, me shpresën se mund të mblidhen prova që ndihmojnë në zbulimin e autorit apo autorëve të mundshëm. Pamjet filmike të regjistruara kanë kapur momentin kur Eduard Reçi shfaqet duke ecur, dhe më pas bie në tokë pas të shtënës, ndërsa zhurma e plumbit dëgjohet në disa nga kamerat e sigurimit që regjistrojnë me zë.

Familjarët e Reçit janë pyetur në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm, por ata kanë mohuar çdo njohuri lidhur me përplasje apo grindje që mund të kishte pasur Reçi me persona të tjerë. Megjithatë, burimet konfirmojnë se vite më parë, Eduard Reçi ka mbajtur një detyrë të rëndësishme në drejtori të SHISH, megjithatë autoritetet ende nuk janë orientuar për t’i dhënë këtë detyrë një lidhje me vrasjen. Po ashtu, Reçi ka qenë i përfshirë në ndërtimin e disa pallateve të tjera në Tiranë përmes firmës së tij “ELGM”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT