4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka/ Zbardhen dëshmitë e autorëve të dyshuar: “Kur ka ndodhur ngjarja ndodhesha në Kosovë”

Janë zbardhur dëshmitë e autorëve të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit  Pashko Ujka të dhëna ditën e sotme para gjykatës.

Autori i dyshuar Kristjan Kelmendi mësohet të ketë thënë para gjykatës ditën e sotme se babai i tij ka pasur një miqësi me viktimën dhe se me djalin e tij kanë qenë në shkollë bashkë. Ai tha se së bashku me Mirjan Kolën kanë qenë në Kosovë dhe rrugës në kthim janë arrestuar. Nderkohe familjaret e ish-deputetit kane deklaruar ne polici se Kristjan Kelmendi është autori i ngjarjes.

“Babai im ka patur nje bisede me Pashkon sepse jam shoke me te. Edhe une djalin e Pashkos e kam shok sepse kemi qene ne shkolle bashke. Po ashtu babai im dhe Pashko kane qene shoke. Pashko i ka thene babait qe ti jape parate e shtepise qe na e kane shitur 11 vite me pare. Behej fjale per nje shume prej 20 mije qe ne ate kohe Pashko ka thene qe nuk i dua. Babai i ka thene se eshte bisede e mbyllur ajo dhe une di qe nuk kemi patur ndonje problem per ate bisede dhe familja ime ka vijuar qe te qendroje ne ate shtepi. Une para pak kohesh desha te iki nga Italia ne Angli per nje jete me te mire por me kapen dhe me kthyen ne Shqiperi ne tentative per te ikur drejt Anglise. Kur erdha u takova rastesisht me Marjanin i cili me tha se do shkonte ne Kosove per te blere rroba. Une i thash po vij me te sepse kisha babain ne Kosove dhe doja ta takoja. Kemi ikur me 28 nentor ne Kosove dhe me 29 nentor po ashtu kemi qene atje. Pra naten kur eshte bere vrasje me 29 nentor une dhe Marjani kemi qene ne Kosove. Ne ate orar kemi qene ne market duke blere rroba dhe me pas jemi futur ne nje poligon qitjeje atje per  qejf. Duke u kthyer drejt Shqiperise na kane arrestuar”- tha ai.

Ndërkohë Marjan Kola mësohet se është shprehur se nuk ka asnjë lidhjue me vrasjen duke qëndruar në të njëjtën linjë dëshmie me Kelmendin.

“Nuk kam asnje lidhje me vrasjen. Babain e Kristjanit e kam shok. U takuam rastesisht dhe ikem bashke drejt Kosoves meqe unde doja te blija rroba dhe Kristjani donte te takonte babain. Naten e 29 nentorit kur eshte bere vrasja une kam qene ne Kosove bashke me Kristjanin dhe nuk kam patur asnje dijeni as per vrasjen as per asgje tjeter. Me 30 kemi nentor qene duke u kthyer drejt Shqiperise dhe vetem kur na arrestuan”- tha ai.

Arrestimi i Kristjan Kelmendit dhe Marjan Koles eshte bere kur kane qene duke u kthyer nga Kosova ne Shqiperi dhe jo duke ikur ne drejtim te Kosoves siç ka pretenduar policia. Me 28 dhe 29 nentor kalimi drejt Kosoves ka qene i lire por edhe nga Kosova drejt Shqiperise pa regjistrime per shkak te festave te Pavaresise dhe Çlirimit.   Avokatet mbrojtes Agim Martini dhe Ardjan Brunga kane kerkuar qe te merren kamerat e sigurise te doganes ne Morine, kamerat e sigurise tek poligoni i qitjes sepse pretendohet se perkon me orarin kur eshte bere vrasja si dhe kane kerkuar qe makina me te cilen kane qene duke u kthyer nga Kosova ne Shqiperi te hapet sepse pala mbrojtese pretendon se brenda jane rrobat qe kane blere ne Kosove bashke me faturat perkatese.

/BW

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...