10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Vrasja e Kristjan Markut: Dyshimet për hakmarrje, asnjë gjurmë e autorit

Kristjan Marku, 30-vjeç, i cili u ekzekutua në një atentat të regjistruar pasditen e 13 Janarit në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është vrarë për hakmarrje. Hetimet janë duke u zhvilluar, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga autorët. Ndërkohë, janë mbledhur vetëm gëzhojat dhe makina e djegur, ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet kur makinat e autorëve dhe të viktimës janë filmuar pranë një karburanti.

Pamjet tregojnë se autorët kanë ndjekur viktimën dhe më pas e kanë qëlluar, duke iu afruar me sinjal ndezur dhe duke u përpjekur të parakalojnë paralelisht. Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesit, fillimisht është dëgjuar një e shtënë, dhe më pas makina e autorëve ka parakaluar makinë e Markut, duke e qëlluar me armë dhe duke shkaktuar përplasje.

Policia dyshon se autorët mund të jenë nga Vlora ose persona që e njohin mirë territorin, duke u bazuar në dinamikën e ngjarjes dhe përdorimin e targave të vjedhura nga një oficer policie në Novoselë. Grupi hetimor beson se zbardhja e vjedhjes së targave mund të ndihmojë për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkohë, celulari i viktimës është dërguar për analiza për të kuptuar lidhjet e mundshme të tij me Vlorën dhe për të zbuluar arsyet e udhëtimit të tij.

Familjarët e viktimës kanë reaguar gjithashtu, duke theksuar se nuk kanë pasur informacione të drejtpërdrejta mbi arsyet e udhëtimit të Kristjan Markut dhe duke refuzuar aludimet që lidhen me presionet nga eprorët apo biznesmenët.

Kristian Marku ishte një person që i kushtonte rëndësi sigurisë dhe, sipas xhaxhait të tij, lëvizte vetëm kur ndihej i sigurt, duke treguar një kujdes të lartë për sigurinë e tij personal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...