10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Vrasja e Kudret Saliajt/ Gjykata lë në burg babë e bijë

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn, babë e bijë, të cilët akuzohen për vrasjen e ish-dhëndrit Kudret Saliaj. Mësohet se Gjykata ka vendosur masën arrest me burg.

Mbi babë e bijë rëndon akuza e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Mexhit Picari akuzohet si autor i vrasjes së Kudret Saliajt, ndërsa vajza e tij ish-gruaja e viktimës akuzohet si bashkëpunëtore në krim.

Në sallën e gjyqit Mexhit Picari ka mohuar që vajza e tij të kishte dijeni për vrasjen.  Ai ka kërkuar ndjesë për krimin e bërë.

“Kërkoj ndjesë publikisht për çfarë kam bërë edhe falje. Të më falin nipërit dhe mbesat, i kërkoj falje edhe vajzës që i vrara burrin. Dhurata s’ka patur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe se mora në çantën e gocës”, ka thënë ai.

Edhe Dhurata Saliaj ka mohuar të ketë gisht në vrasje. Ajo ka deklaruar s enuk e dinte  që babai i saj do kryente vrasjen, pasi në të kundërtën s’do e kishte lejuar kurrë.

“Atë ditë isha për gjykatë. S’e dija që babi do bënte vrasje. S’do e lejoja kurrë. Kudreti ishte babai i fëmijëve të mi, s’do e lejoja. Kërkoj mëshirë nga Gjykata, kam tre fëmijë për të rritur”, ka thënë Dhurata.

Mexhit Saliaj ekzekutoi më armë zjarri mesditën e së premtes ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj, pranë Gjykatës së Tiranës. ndërsa hetuesit kanë zbuluar se është ndihmuar edhe nga vajza e tij, Dhurata.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...