12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Vrasja e Lear Kurtit/ Meta: “Po tentohet të fshihet e vërteta, shkak ishte dhuna e policisë së patronazhisëve të Ramës”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vdekjes së të riut Lear Kurti pas shoqërimit në komisariat.

Në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ka qenë policia e patronazhistëve të Ramës ajo që ka shkaktuar vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.

Meta i ka bërë thirrje mediave dhe shoqërisë civile të monitorojë hetimin mbi ngjarjen, ndërsa shtoi se koha nuk pret për të parandaluar fatkeqësi të tjera për familjet e shoqërinë shqiptare.

“Po përpiqen ta trajtojnë si ngjarje të zakonshme. Po tentohet të fshihet e vërteta teksa është e nde e freskët vrasja e Klodian Rashës dhe mashtrimi i policisë së Ramës. E mbushur me patronazhistët, policia sot nuk shihet më si institucion që mbron qytetarët por si kërcënim për t’ia marrë jetën atyre. Mbi bazën e fakteve që e rëndojnë paligjshmërinë shtrohen pyetjet

Cila është arsyeja që policia deklaroi se i riu vdiq në spital ndërsa spitali tha se kishte ardhur i vdekur? Pse autopsia u bë pesë orë pas vdekjes dhe jo pas 12 orësh?

A janë parë kamerat e zonës për veprimet e personit dhe të patrullës?

Prokurori të zbardhë ngjarjen jashtë çdo ndërhyrje. Avokati i Popullit të bëjë transparencë për ngjarjen, koha nuk pret për të parandaluar vrasjen e qytetarëve nga policia e patronazhistëve. Koha nuk pret për të ndaluar fatkeqësi të tjera për familjet shqiptare. I bëj thirrje medias e shoqërisë civile të monitorojnë hetimin e të ecim bashkë deri në ndëshkimin e autorëve, policia patronazhiste e Ramës”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...