10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Vrasja e trefishtë në Gjilan – Policia shpall në kërkim dy djemtë e autorit

GJILAN – Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy djemtë e autorit Mefail Shkodra, Edonis dhe Engjull Shkodra, si të dyshuar për vrasjen e trefishtë që tronditi qytetin mëngjesin e sotëm në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Ngjarja tragjike ka lënë pas tre viktima të konfirmuara, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati. Policia ka publikuar fotografitë e tyre dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat. Lajmëroni Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Numrat e kontaktit të publikuar nga Policia janë: 192 dhe 038 508 07001. Hetimet po vijojnë me intensitet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe kapjen e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...