6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Vrasja makabre e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës shpall moskompetencë – dosja kalon në SPAK

Gjykata e Dibrës ka shpallur moskompetencën për çështjen e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka vendosur ta kalojë dosjen për hetime të mëtejshme në SPAK.

Ky vendim erdhi menjëherë pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të akuzuar për rrëmbimin dhe mbytjen me litar të të riut.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se Kristi dhe Aleksandri kanë vepruar në bashkëpunim me vëllain tjetër, Fatjonin, dhe me shtetasin Petrit Hoxha alias Petrit Çakrri. Katërshja dyshohet se fillimisht rrëmbyen Dobrën më 8 korrik 2025 dhe më pas e mbytën, duke hedhur trupin pranë liqenit të Shkopetit, ku u gjet mëngjesin e 9 korrikut.

Policia ka siguruar prova filmike dhe të tjera materiale që përfshijnë të gjithë të dyshuarit në rrëmbim dhe ekzekutim. Ndërkohë, Petrit Çakrri u arrestua disa ditë pas ngjarjes, në hyrje të Tropojës.

Pista kryesore e hetimit lidhet me një konflikt për drogë në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka, megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e një porosie nga persona të tretë.

Kalimi i dosjes në SPAK pritet të shënojë një tjetër fazë hetimi për zbardhjen e plotë të motivit dhe përgjegjësive të secilit prej të dyshuarve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...