11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Vrasja në Komisariat, detaje të reja nga hetimet: Efektivi i FNSH ishte i dehur kur e qëlloi me armë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dhënë detaje të reja nga hetimet e zhvilluara pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e të hënës në një lokal në Kombinat, ku një efektiv i FNSH-së plagosi një qytetar në këmbë.

Dje, efektivi Lutfi Gjyli plagosi në këmbë 60-vjeçarin Murteza Lika. Në momentin e plagosjes, Gjyli ka qenë në gjendje të dehur.

Nga hetimet, “ka rezultuar se shtetasi L. GJ., ka qenë duke konsumuar pije alkoolike në një Bar Kafe dhe në gjendje të dehur, ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të shtetasit M. L., në kohën që ishte i ulur në të njëjtën tavolinë me të.

Si pasojë, shtetasi Murteza Lika ka marrë dëmtim në këmbën e majtë dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërsa, shtetasi Lutfi Gjyli u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Punonjësit e policisë të identifikuar si autorë të dyshuar të ngjarjeve të mësipërme, pas arrestimit të tyre në kushtet e flagrancës, aktualisht ndodhen në dhomat e sigurisë në DVP Tiranë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...