8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Vrasja në Kurbin: Ekonomisti viktima e atentatit mafjoz, autorët u larguan me ‘Range Rover’ të zi

Ngjarja e rëndë e mëngjesit të sotëm (10 shkurt) ka tronditur zonën e Kurbin, pas një atentati mafjoz në një kompani të përpunimit të inerteve. Si pasojë, ekonomisti Selman Mihana humbi jetën, ndërkohë administratori Ardian Gjeloshi u plagos, duke qenë shenja e synuar.

Detajet deri më tani tregojnë se autorët e ngjarjes janë larguar me një makinë tip “Range Rover” të zi, e cila aktualisht është nën hetim për të verifikuar nëse është vjedhur.

Në bordin e kësaj makinë dyshohet të kenë qenë më shumë se 3 persona, të cilët kanë pasuar masat për të shmangur zbulimin nga kamerat e sigurisë, duke përdorur mbrojtëset nga dielli të montuara në automjet.

Efektivët e policisë po zhvillojnë kontrolle intensive në zonat e braktisura në përpjekje për të zbuluar gjurmë të mundshme. Gjithashtu, është nisur një kontroll në pikat e serviseve në rrugën Tiranë – Lezhë – Shkodër dhe Durrës në përpjekje për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...