Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën universitare të Perugias, ku 23-vjeçari Hekuran Cumani u godit me thikë gjatë një sherri përpara pub-it 100Dieci. Sipas burimeve hetimore, incidenti ndodhi pas përfundimit të një nate universitare të së premtes.
Miqtë e Hekuran Cumanit dhanë informacione të detajuara për hetuesit, të cilat u konfirmuan edhe nga shumë dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje. Falë këtyre dëshmive, Skuadra Fluturuese e Perugias ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të ngjarjes.
Dyshohet se vrasësi është një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut, i cili, së bashku me grupin e tij, ka nisur përleshjen fillimisht brenda lokalit dhe më pas e ka vazhduar jashtë tij. Autoritetet lokale paralajmërojnë se personi i dyshuar ka “orët e numëruara” dhe po vijojnë hetimet intensive për arrestimin e tij.






