8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Vrasja në sheshin e xhirimit të filmit/ Aktori Alec Baldwin zbulon kush ia dha armën: “Më tha se ishte e sigurt!”

Aktori i njohur, Alec Baldwin, ka folur sërish për tragjedinë e ndodhur një ditë më parë në shesh xhirim, ku ai vrau aksidentalisht kinematografen Halyna Hutchins dhe plagosur regjisorin Joel Souza, teksa xhirohej filmi “Rust”.

Një ndihmës regjisor ka qenë ai që i ka dorëzuar armën aktorit Alec Baldwin me të cilën qëlloi gjatë xhirimeve dhe vrau drejtoreshën e fotografisë dhe plagosi regjisorin.

BBC raporton se aktori i njohur, e mori armën nga një ndihmës regjisor, i cili i tha se arma që përdoret për skenat e xhirimeve të flmave, ishte e sigurt, tregojnë të dhënat e gjykatës.

Por nuk dihet ende se cili është ndihmës regjisori që e ka garantuar aktorin se brenda asaj arme nuk kishte plumba të vërtetë.

Kinematografja Halyna Hutchins humbi jetën në incidentin e së enjtes në xhirimet e filmit “Rust”.

Regjisori Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, mbeti i plagosur. 48-vjeçari mori mjekim urgjent për një dëmtim në shpatull dhe më pas doli nga spitali.

Detaje të mëtejshme të hetimit të policisë u publikuan të premten kur u dorëzua një urdhër kërkimi në një gjykatë në Santa Fe, New Mexico.

Ai vuri në dukje se veshja me gjak e Baldwin u mor si provë së bashku me armën. Municionet dhe armët e tjera mbështetëse janë marrë nga grupi.

Aktori 63-vjeçar është marrë në pyetje nga forcat e policisë, por deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj askujt për ngjarjen.

“Zemra ime është e copëtuar për bashkëshotin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën. Nuk gjej fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe koleges tonë të admiruar”, shkroi aktori në Twitter.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...