8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Vrasja në Shkodër/ Arrestohet autori i ngjarjes: “Nuk e duroja dot më ma ka sjellë te hunda, prandaj e vrava”

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë ndodhur dje në Shkodër, ku u vra 25-vjeçari Emiljano Ndou në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Autori i dyshuar Mark Kodra sipas burimeve e ka qëlluar viktimën me automatik kallashnikov pasi pretendon se 25-vjeçari kishte kohë që e mundonte duke i sjellë probleme. Në fjalët e para autori ka deklaruar se viktima para se ta vriste i ka kaluar me një motor përpara shtëpisë duke bërë shumë zhurmë.

47-vjeçari ka treguar se në atë moment ka marrë armën automatik kallashnikov dhe ka dalë nga banesa si dhe ka qëlluar në drejtim të Emiljano Ndout duke e lënë të vdekur në vend.

Pak minuta pas krimit policia arrestoi në banesën e tij autorin e krimit të rëndë, Mark Kodra. 47-vjeçari nuk ka bërë rezistencë.

Shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet e njëpasnjëshme mes autorit dhe viktimës, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin. Mësohet se konfliktet kanë qenë të natyrave të ndryshme me fqinjëve, ndërkohë nuk është ende e qartë nëse ka pasur mes tyre përplasje gjatë ditës së djeshme.

Para grupit hetimor, pasi u arrestua autori ka pranuar krimin dhe është shprehur se nuk mund ta duronte më. “Nuk e duroja dot më ma ka sjellë te hunda, prandaj e vrava,” ka thënë Kodra.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...