10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Vrasja në Tale të Lezhës: Dyshohet hakmarrje pas një sagë gjakmarrjeje 30-vjeçare

Një tjetër akt gjakderdhjeje ka tronditur qytezën e vogël të Tales në Lezhë, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar 57-vjeçari Pjetër Kaza. Trupi i tij i pajetë u gjet në oborrin e banesës nga bashkëshortja, rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Kaza, i punësuar në minierën e Spaçit, ishte kthyer në banesë pas mesnate, rreth orës 01:00. Dyshohet se atentati ka ndodhur brenda atyre pak orëve, para se të zbulohej nga familjarët.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, një konflikt gjakmarrjeje që ka rrënjë të thella dhe që është kthyer tashmë në një zinxhir vrasjesh të përsëritura mes dy familjeve.

Historia tragjike ka nisur më 7 janar të vitit 1994, me vrasjen e Ndue Kazës, ish-shef i krimeve në qytetin e Rrëshenit. Autorët e dyshuar të asaj ngjarjeje ishin vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët u arratisën menjëherë pas krimit.

Tre vite më vonë, në vitin 1997, Martin Kaza — vëllai i Ndue Kazës — ekzekutoi për hakmarrje vëllezërit Gjini në qytetin e Laçit, një akt që i kushtoi 22 vite burg.

Saga e përgjakshme u rikthye edhe më 28 prill 2024, kur në Bruksel, në një lokal shqiptarësh, u vra Agustin Kaza, vëllai i Pjetrit. Ai u godit me armë zjarri disa herë në kokë dhe kraharor, në një atentat që ende nuk është zbardhur plotësisht nga autoritetet belge.

Vrasja e sotme e Pjetër Kazës është viktima e tretë në këtë përplasje të gjatë e të përgjakshme, e cila prej më shumë se 30 vitesh ka lënë gjurmë tragjike në dy familje dhe ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Policia e Lezhës dhe Prokuroria kanë intensifikuar hetimet dhe janë në kërkim të autorëve. Zona është nën vëzhgim, ndërsa forcat e rendit po marrin dëshmi dhe po analizojnë kamerat e sigurisë në perimetrin e banesës.

Ndërkohë, komuniteti në Tale është tronditur nga ngjarja, duke përjetuar një tjetër pasojë të dhimbshme të kulturës së gjakmarrjes që vijon të marrë jetë në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...