10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Vrasja në Vlorë/ E shkuara e errët i vrau djalin, kush është Sokol Sinomati ?

Sokol Sinomati, i përfshirë në ngjarjet tragjike, dyshohet se fshehet në Belgjikë. Ai ka një histori të gjatë kriminale dhe është një figurë e njohur për forcat e krimit dhe fuqinë në Vlorë. Megjithatë, përballja e tij me drejtësinë ka sjellë lehtësira në pozitat e tij, ndërsa roli i tij duket të jetë i lidhur me ekzekutimin e djalit të tij, një tragjedi e ndodhur vetëm mbremjen e djeshme.

Ngjarja kriminale në fund të viteve 90′

Perfshirja e Sokol Sinomatit ne ngjarje kriminale ne qytetin e Vlores fillon qe në fund të viteve ’90, si pjesë e bandes se Gaxhait, megjithatë në nje vendim të Gjykatës së Larte, ai u lehtësua nga akuza e pjesëmarrjes ne bandë të armatosur, dhe per krimet e kryera nga ky grup iu dha nje denim vetëm per akuzën e vjedhjes me dhune.Se bashku me të, u lehtësuan pozitat dhe per shtetasin Armando Sulejmani (Cipuri), nje tjeter personazh i krimit ne Vlore, i dyshuar per vrasjen e Ferdinand Llanajt. Sinomati dhe
Sulejmani kane pasur nje miqësi të fortë mes tyre, ndërsa kane qënë bashkëautor të nje vrasje te ndodhur ne qënder të Vlorës në vitin 2002.

Si i shpëtoi burgut Sokol Sinomati

Sokol Sinamati, i cili njihet ne Vlore dhe me nofken “buzëderri”, rezulton qe të jete arratisur nga burgu i Peqinit ne vitin 2017, ku vuante dënimin per vrasje. Dyshohet se Sokol Sinomati ka marrë leje per te dale disa dite nga burgu, dhe më pas ne rrethana ge nuk sqarohen as sot e kesaj dite ai eshte larguar jashte Shqiperie. Pasi i
shpëtoi drejtesise, por jo armiqve qe i vranë mbremjen e djeshme djalin e tij 22-vjeçar, Sokol Sinomati eshte shpallur ne kerkim në datën 12 Shtator, të vitit 2017.
Menjeherë pas lirimit të tij nga qelia, Sokol Sinomati ka marrë të vellanë e tij Bernardin dhe te birin asokohe adoleshent, dhe u largua nga Shqiperia. Ata dyshohet se u vendosën ne shtetin belg, nga i cili ishte kthyer vetem pak dite më parë per te festuar festat e fundvitit 22-vjeçari i vrarë. Sokol Sinomati, vuante dënimin në burgun e Peqinit per vrasjen e shtetasit Elton Tato, si dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje keto të ndodhur në vitin 2002.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...