Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Novo Mesto në juglindje të Sllovenisë, ku një 48-vjeçar u rrah për vdekje, ndërsa një djalë shqiptar mbeti rëndë i plagosur mbrëmjen e kaluar.
Autoritetet lokale njoftojnë se autori kryesor i dyshuar është një 20-vjeçar nga komuniteti Rom, i cili kishte sulmuar më parë shqiptarin e ri përpara se të godiste fatalisht 48-vjeçarin pranë një restoranti. Viktima ndërroi jetë në spital, ndërsa shqiptari mbetet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka shkaktuar valë zemërimi dhe tensione raciale në vend, me qytetarë që kritikojnë komunitetin Rom për nivelin e lartë të dhunës dhe grabitjeve në zonë.
Si pasojë e tronditjes, Ministri i Brendshëm Bostjan Poklukar dhe Ministrja e Drejtësisë Andreja Katic dhanë dorëheqjen, vendime të cilat u pranuan nga kryeministri Robert Golob.
Autoritetet vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes dhe parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve në komunitet.






